DASHI
Yjet mund ta ndezin sot jeten tuaj ne cift. Mundohuni ta kontrolloni veten dhe te mos beni asgje te pamenduar mire. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshem dhe te mos fillojne asnje lidhje kot se koti. Do ndiheni me keq sesa tani qe jeni vetem. Per planin financiar do jete dite me fat. Mos u tregoni te pamatur sepse do perballeni me veshtiresi te medha. Shmangjani vetes kete.
DEMI
Nese lidhja juaj me partnerin nuk eshte ne gjendjen me te mire, perfitoni nga influenca e Merkurit per t’u pajtuar. Kini kurajen te hidhni hapin e pare dhe cdo gje do shkoje per mrekulli. Beqaret do kene vetem flirte kalimtare te cilat nuk do i cojne asgjekundi. Ka rrezik qe ne planin financiar te jeni viktima te disa humbjeve te medha. Shpenzimet e tepruara duhen eliminuar.
BINJAKET
Rutina e jetes se perditshme do rendoje se tepermi sot tek jeta ne cift. Mos lejoni qe heshtja t’iu pushtoje dhe keqkuptimet te rriten ndermjet jush dhe partnerit. Beqaret, fale Venusit do jene sharmante dhe do e kene shume te lehte ta bejne per vete personin qe pelqejne. Mos iu besoni shume keshillave te te tjereve ne planin financiar. Per te marre vendime reflektoni mire dhe ne heshtje.
GAFORRJA
Shfrytezojeni sa me shume diten e sotme dhe shprehjani ndjenjat partnerit tuaj. Klima do jete me e ngrohte se kohet e fundit dhe do flisni me hapur me te. Beqaret do jene me te disponueshem per te dale neper takime. Disa mund ta gjejneedhe personin ideal. Ne planin financiar eshte me mire te tregoheni te kursyer me shpenzimet qe te mos keni probleme.
LUANI
Dite me e bukur dhe me e ekuilibruar kjo e sotmja per jeten tuaj ne cift. Do e rigjeni lumturine dhe do perjetoni me shume kenaqesi. Beqareve ka mundesi t’iu filloje zemra t’iu rrahe edhe me fort. Personi qe do takoni do jete mjaft terheqes dhe sharmant. Ne planin financiar cdo gje do shkoje me se miri. Do tregoheni te matur me cdo shpenzim qe do beni dhe kjo do iu sjelle fat.
VIRGJERESHA
Dashuria do shkoje me mire sesa ju e e keni menduar ndonjehere. Do flisni per gjithcka me partnerin dhe do sqaroni edhe disa keqkuptime te vogla qe keni pasur. Beqaret nga ana tjeter do kerkojne shume por as sot nuk do e gjejne ate qe kane kerkuar. Ne planin financiar do keni shume sukses. Do tregoheni te zotet me menaxhimin e buxhetit dhe kjo eshte per t’u pershendetur.
PESHORJA
Ju qe jeni ne nje lidhje do ngrini shume dyshime mbi ate qe keni ne krah dhe nuk do jeni te qete. Mos u nxitoni te merrni vendime perfundimtare sepse do jete ne demin tuaj. Beqaret mund te kene ndryshime vertet te rendesishme ne jeten sentimentale. Pergatituni! Financat duhen riorganizuar qe situata te stabilizohet. Ju i keni te gjitha mundesite per te arritur atje ku doni.
AKREPI
Do kete trazira gjeta kesaj dite ne jeten tuaj ne cift. Mosmarreveshjet ndermjet jush dhe partnerit do jene te medha dhe veshtire se do e kaloni kaq kollaj kete situate. Beqaret eshte me mire te mos marrin iniciativa per te filluar nje lidhje sepse nuk do marrin emocionet qe kane pritur. Financat do jete te paqendrueshme dhe te dobeta. Mos beni asnje shpenzim te tepruar.
SHIGJETARI
Sot nuk do tregoheni aspak tolerante me partnerin tuaj dhe keqkuptimet do jene te shumta. Kujdes me kritikat e tepruara ndaj partnerit. Disa do kene probleme vertet serioze. Beqaret duhet ende te presin per te gjetur dashurine e madhe. Sot nuk eshte dite e favorshme. Kujdes me operacionet financiare te medha. Tregohuni pak me vigjilente dhe strikte.
BRICJAPI
Ndikimi i Venusit do jete mjaft pozitiv per pjesen me te madhe te atyre qe jane ne nje lidhje. Zjarri i pasionit do te rindizet dhe do ndiheni shpesh sikur jeni ne enderr. Edhe beqaret do kene ndryshime te rendesishme. Cdo gje do kete me teper kuptim sot. Yjet do iu mbrojne ne planin financiar dhe nuk do iu lejojne te shpenzoni pa mbarim. Nuk do keni probleme ne kete plan.
UJORI
Dielli dhe Jupiteri se bashkeu do e bejne jeten tuaj ne cift edhe me te bukur gjate kesaj dite. Megjithate ne mbremje do jete Plutoni ai qe do ndikoje dhe mund te sjelle disa debate. Kujdes! Nje pjese e beqareve do fillojne nje romance te kendshme qe do i beje te ndihen si mbi re. Financat nuk do kene ndryshime te medha. E mira eshte te mos kryeni shpenzime te medha.
PESHQIT
Sipas te gjitha parashikimeve, jeta juaj ne cift do jete shume e mire sot. Harmonia do mbizoteroje gjate gjithe kohes dhe do ndiheni te qete. Beqaret do kene fat ne dashuri. Personat qe do takoni do jene interesante dhe do ua zbukurojne jeten. Ne planin financiar duhet te ndiqni nje disipline strikte nese doni te mos keni probleme. Megjithate disa te aferm do iu gjenden prane.
Shto koment