Welcome to Vlora

Horoskopi i të hënës

Dashi-Fale influencës jo te mire te planetëve gjate kësaj dite, mund te keni disa divergjenca me partnerin tuaj sot. Tregohuni me te moderuar dhe ruani qetësinë. Beqaret do përkëdhelen tej mase nga yjet. Do e kenë te thjeshta ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar edhe pse do keni disa tronditje duhet te tregoheni optimiste. Mos ndërmerrni rreziqe te mëdha.

Demi-Ata qe janë ne një lidhje do përjetojnë emocione te papërshkrueshme gjate kësaj dite dhe do ndihen si ne ëndërr. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Për beqaret me ne fund do mbërrije dashuria ideale qe kane pritur prej kohesh. Shikoni mire rreth e rrotull. Me shpenzimet duhet te tregoheni te matur. Vetëm kështu do i mbani financat te stabilizuara dhe nuk do keni probleme.

Binjaket-Për ata qe janë ne çift gjerat do shkojnë me se miri. Do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Klima për beqaret nuk do jete aspak e favorshme gjate kësaj dite. Mundohuni ta hiqni mendjen nga krijimi i një lidhjeje sepse do mërziteni mjaft. Buxheti do ketë disa tronditje duke qene se do iu duhet te bëni shpenzime te mëdha për festat e fundvitit.

Gaforrja-Një ambient romantik do mbizotëroje sot ne jetën e çifteve. Partneri do iu përgatisë surpriza te këndshme te cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Nëse jeni ende vetëm do realizoni disa takime interesante te cilat me gjasa do ua ndryshojnë te ardhmen përgjithmonë. Për sa i përket planit financiar duhet thënë se shpenzimet e pamenduara dhe te nxituara do iu çojnë ne katastrofe.

Luani-Ne parim jeta ne çift do jete e mire. Do jeni shume te lidhur me te dashurin e zemrës suaj dhe do flisni për gjithçka me te. Disa do sqarojnë edhe disa pengje te hershme. Beqaret do kenë aventura me shumice por disa edhe dashuri me shikim te pare. Tregohuni te vëmendshëm. Ne planin financiar mos prisni qe buxheti te arrije fundin për te marre masa dhe për te ulur shpenzimet.

Virgjëresha-Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te matur kur flisni me partnerin dhe here pas here te bëni ndonjë tolerim te vogël. Nuk iu kushton asgjë. Beqareve do iu shtohet edhe me shume dëshira për te krijuar një lidhje. Kërkoni dhe do te gjeni me siguri. Ne planin financiar do keni fat dhe do kryeni transaksione te rëndësishme. Me ne fund do vendoset ekuilibri buxhetor.

Peshorja-Venusi do jete planeti qe do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Kur te jeni pranë atij qe dashuroni do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet qe keni pasur me përpara. Beqaret nuk do jene ne kërkim te dikujt por planetët do iu shfaqin përpara një person interesant dhe qe nuk duhet lenë te ike. Nga ana tjetër, me financat bëni kujdes. Pyesni specialistet për çdo dyshim.

Akrepi-Çiftet ka rrezik te kalojnë një dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Beni kujdes me gjithcka qe do thoni sepse nuk ka me kthim mbrapa. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Beni durim dhe mos ndërmerrni hapa te nxituara. Ndikimi i Saturnit do jete negativ tek financat. Nuk rekomandohen te bëhen shpenzime me teprice.

Shigjetari-Nëse keni pasur disa mosmarrëveshje me partnerin kohet e fundit, bëni çmos qe t’i zgjidhni sot. Vetëm ne këtë mënyre atmosfera ne çift do te ngrohet dhe ju do jeni me te qete. Beqaret do kenë një nga takimet vendimtare i cili do ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Mos rrezikoni shume ne planin financiar nëse nuk doni te përballeni me telashe. Ulni edhe shpenzimet.

Bricjapi-Ju dhe partneri do jeni një ekip i forte gjate kësaj dite dhe askush nuk mund t’iu pengoje rrugën qe keni nisur. Do i shprehni hapur ndjenjat. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime te shumta por nuk do arrijnë dot te vendosin se cili person iu pëlqen me te vërtete. Merrni kohen e duhur për te reflektuar. Ne planin financiar do jeni te qarte per ate qe duhet te bëni qe buxheti mos tronditet.

Ujori-Çiftet do e thellojnë edhe me tepër lidhjen e tyre dhe do ndihen me te qete. Nëse mundeni dilni për darke me partnerin. Për beqaret sot do jete dite e shënuar. Jo vetëm qe do keni takime por do mund te krijoni edhe lidhjen qe keni ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Financat do përmirësohen për shkak te disa parave qe do merrni.

Peshqit-Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashurojnë dhe do duan qe dita te mos kishte fund. Do jeni sensuale dhe sharmante. Beqaret edhe pse nuk do e gjejnë as sot dashurine nuk do e humbin optimizmin se një dite do e krijojnë lidhjen e ëndërruar. Pritet qe financat te kenë një përmirësim te lehte. Kjo nuk do te thotë qe te rrisni shpenzimet.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.