Welcome to Vlora

Historia e dashurisë i mori jetën, 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos.17-vjeçari Kenad Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Sipas TCh, ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për tu sqaruar.

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për tu sqaruar me familjen e vajzës.

Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.

Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur (Babë e bir)
Renato Hasula, 14 vjeç
Eglant Hasula, 39 vjeç

Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.