Welcome to Vlora

Gjendet një person i mbytur në detin e Vlorës

Nje person i gjinisë mashkull është gjetur i mbytur mesditën e sotme.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë në Molin e Vjetër.

Personi në fjalë ishte futur të lahej, por moti i keq e reshjet e shiut kanë ashpërsuar detin.

Për pasojë, dallgët e mëdha nuk kanë lënë pushuesin që të dalë i gjallë nga uji. 

Trupi ka dal në kalatat e portit të Vlorës dhendodhet ende në det. Viktima është ende i paidentifikuar. 

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Video : Syri.net

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.