Welcome to Vlora

Lana shkakton kaos në bulevard, ndërpritet energjia elektrike për arsye sigurie

Dalja e lumit Lana nga shtrati ditën e sotme ka bërë që të stakohen 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.

Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.” – njofton OSSH.  

Aktualisht po u jepet gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.