Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë. Revolta është ndezur nga rrjetet sociale, ashtu siç ndodhi me protestat e para.
Sot në orën 12:00 është bërë thirrja në rrjetet sociale që të gjithë të fikin makinën në çdo qytet ku ndodhen, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimit. Nuk dihet nëse qytetarët do i bashkohen nismës.
“Të japim mesazhin që nuk pranojmë më të nënshtrohemi! Boll pritëm nga politika secili për vete”, shkruhet në mesazh.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët protestojnë dhe ka qenë pikërisht protesta e tyre që ndikoi që qeveria të krijonte Bordin e Transparencës me qëllim që të mbante nën kontroll çmimet, por nuk kanë munguar kritikat,
Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.
Shto koment