Fshati piktoresk i Santo Stefano di Sessanio, në Itali po shpreson të tërheqë banorë më të rinj duke u ofruar atyre shumën prej 44.000 euro.
Fshati në majë të kodrës, në rajonin e Abruzzo ndau detajet e projektit në faqen e internetit të këshillit lokal javën e kaluar.
Santo Stefano aktualisht ka vetëm 115 banorë, 41 prej të cilëve janë mbi moshën 65 vjeçare dhe vetëm 13 banorë që banojnë në fshat janë nën 20 vjeç.
Këshilli lokal tha se ishte “thelbësore” të bëhej diçka për të siguruar “një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.”
Ai krijoi iniciativën për të tërhequr banorë të rinj , që përfshinte ofrimin e një shume prej 8000 euro në vit për tre vjet, të paguar çdo muaj.
Gjithashtu do të jepte një pagesë të menjëhershme prej 20.000 eurosh për banorët që të fillonin një biznes.
Këshilli do t’u sigurojë banorëve një pronë mbi të cilën ata do të paguanin vetëm qira “minimale.”
Ai gjithashtu specifikoi se ata që aplikonin duhet të ishin nga mosha 18 deri në 40 vjeç.
Aplikantët mund të jenë banorë italianë, shtetas të BE ose shtetas jo evropianë me një leje qëndrimi afatgjatë . Aplikantët duhet të transferojnë vendbanimin e tyre në Santo Stefano për një minimum prej pesë vjetësh dhe të hapin një biznes në fshat.
Shto koment