Welcome to Vlora

Flet babai i Ilvi Metës që ndërroi jetë në komisariat: Nuk kishte shenja, iu ka mbetur në dorë policëve

Babai i Ilvi Metës, 31 vjeçarit që humbi jetën në komisariatin e Kavajës, ka folur sot për mediat. Agim Meta këmbëngul se djali i tij nuk i ka dhënë vetë fund jetës, por u mbeti në dorë policëve.

Ai shprehet se lajmin tragjik e ka mësuar nga televizionet informative, dhe policia nuk e ka lejuar të kontaktojë as me djalin dhe as me punonjësit e policisë.

“Lajmin e mësova nga mediat, shumë i hidhur, isha në punë, dhe vetëm pasdite e pashë te lajmet. Kur kam shkuar te policia nuk më pranuan fare, janë pretekste sikur i ka dhënë vetë fund jetës së tij.

Kërkova që të shoh fëmijën tim, djalin tim, dhe nuk më lejuan, unë dyshoj se është ushtruar dhnë në polici, është hera e parë që shoqërohej në polici.

Autopsia iu bë, por nuk e dimë ende se çfarë ka dalë. Djali ishte beqar, nuk është e vërtetë që ka qenë problematik. Nuk ka shtet, nuk ka polici, derisa ata nuk më fusin mua që të shoh djalin tim, për çfarë e dua policinë. Unë dyshoj se djal iu ka mbetur në dorë.

Nuk e kam parë me sy djalin, është ushtruar dhnë ndaj tij. Nuk ka qenë i dënuar, e kanë shoqëruar vetëm njëherë pas një ndeshje futbolli. Djali nuk ka asnjë shenjë në fyt, po them që i ka mbetur në dorë policisë. Në fillim thanë se ishte vetëvarur me litar, dhe më pas me lidhësen e kapuçit”, u shpreh babai i Ivi Metës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.