Welcome to Vlora

Fasha 800 KwH e energjisë nuk do të aplikohet as në nëntor

Qeveria shqiptare ka vendosur që fasha 800 KwH e energjisë elektrike të mos aplikohet as në muajin nëntor. Këtë lajm e ka dhënë sot kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa është pyetur nga gazetarët në Kryesinë e Kuvendit.

Ashtu siç bëri në muajin tetor, sepse fasha ishte parashikuar të aplikohej më 1 tetor 2022, qeveria ka vendosur që kjo masë të pezullohet për muajin e dytë radhazi. Balla tha se pavarësisht vendimit të mëparshëm, ERE është njoftuar për pezullimin e vendimit.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, u shpreh socialisti.

Çfarë do të ndodhte nëse do të aplikohej fasha 800 KwH?

Nëse një familje harxhon deri në 800 KwH energji elektrike, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, nuk do të ketë tarifim shtesë. Por, nëse sasia e korentit e konsumuar e kapërcen këtë fashë, atëherë çdo kilovat mbi 800-ën, do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë.

Për shembull, nëse një familje do të konsumojë 900 kwh në muaj, pagesa finale mujore do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 kw, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12.6 mijë lekë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.