Për 21 ditë me rradhë, Ksenia Breus bashkë me fëmijët udhëtuan nga Ukraina për të mbërritur në Vlorë. Ajo thotë se në Vlorë ka miq, pasi përpara luftës ishte një turiste e rregullt e bregdetit shqiptar.
”21 ditë udhëtova nëpër botë me fëmijët e mi, me makinën time. Fillimisht dolëm nga Ukraina dhe shkuam në Moldavi, më pas drejt Rumanisë, kaluam në Bullgari, e më pas hymë në Maqedoninë e Veriut dhe në fund mbërritëm këtu në Shqipëri.
Unë kam pasaportë europiane, pasi më parë udhëtoja shumë, e kisha më të thjesht të kaloja, ndërsa familja tjetër ka vetëm dokumentet ukrainase. Burri im është në Ukrainë, atij nuk i lejohet ta lërë vendin. Kam folur me të, situata është shumë e frikshme dhe shumë e rrezikshme”,-thotë për ”A2cnn”.
Fillimisht familjet e para i priti bashkëkombësi i tyre Anzar Popov, i cili ka muaj që jeton në Shqipëri. Familjet e ardhura nga Ukraina do të strehohen në një bazë në Sarandë, pasi drejtoria e kufirit në Vlorë shprehet se nuk ka ambientet e duhur atë strehimit.
Shto koment