Welcome to Vlora

“E leu me benzinë 61-vjeçarin dhe i vuri flakën”/ Ngjarja monstruoze, zbardhet dëshmia tronditëse për borxhin 1 milion lekë

Është zbardhur dëshmia e Gazmir Ngotës. 39-vjeçari nga Tirana u vu në pranga i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas djegien për së gjalli me benzinë të Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017. Në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe 56-vjeçarja Mirjeta Karaj ndërsa është shpallur në kërkim djali i saj, Besmir Karaj, 34 vjeç. Ky i fundit besohet se jeton në Itali. Shkak për krimin e rëndë u bë një borxh prej 1 milion lekësh të reja.

Mediat raportojnë se Gazmir Ngota e ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Në rrëfimin para grupit hetimor, ai ka treguar marrjen peng, dhunimin e djegien për së gjalli të 61-vjeçarit. Ngota ka treguar gjithashtu se mes Karajt dhe nënës së tij ka pasur shkëmbime telefonatash gjatë ngjarjes.

“Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamanë e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit bashkë me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë. Viktima këmbëngulte se nuk i kishte lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë. Më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit. Aty Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën” – thotë Ngota.

Ndërsa Marjeta Karaj nuk pranon krimin e kryer. Edhe ajo është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Në krahun tjetër grupi hetimor thotë se ka siguruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi që e lidhin atë me vrasjen e vitit 2017.

Trupi i Menduh Kurt-Dedës u gjet në 16 maj 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal” nga persona të rastit. Vetëm pas 5 vitesh është bërë e mundur që ai të identifikohej. Viktima ishte me origjinë nga Sohodolli i Dibrës, por në kohën e vrasjes jetonte në Lukovë të Sarandës.

Kur kufoma e tij u gjet 5 vite më parë, ajo ishte totalisht e dekompozuar. Pas një farë kohe hetimet u mbyllën, pasi asnjë familjar i personit të humbur nuk u paraqit për ta kërkuar. Mësohet se ekspertët arritën t’a identifikonin përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.