Një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është detyruar të bëj çmos për të bindur doganierin gjerman për ta lënë të lirë të kalojë, teksa pretendoi se ishte “gay” dhe po shkonte te partneri i tij.
Ai kishte vendosur të udhëtonte nga Zvicra drejt Gjermanisë pasi dëshironte të vizitonte partnerin e tij. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga polici, i cili i ka kërkuar fakte intime me shokun e tij.
Djali i cili ishte edhe i martuar ligjërisht me partnerin e tij nuk ka mundur të kalojë kufirin pavarësisht dokumentit. Kjo pasi polici i ka kërkuar fotografi intime, madje deri edhe video.
“Ai më bërtiti duke u shprehur se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kam asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm, ata kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time,” tha ai për ’20 minuten’.
Për të kaluar kufirin për në Gjermani u gjet zgjidhja, kur shqiptari më në fund gjeti fotot mes tij dhe partnerit, ku vihej re fytyra e tij dhe organi gjenital i partnerit.
Shto koment