Welcome to Vlora

“Do ta zgjidhni apo shihemi në gjyq?!”, Idrizi kontakton Dukën pas ndeshjes, zbardhet telefonata

Në Vlorë ndodh nami. Spektakli nuk ndodhi fiks në fushë, por përtej saj. Mjaftoi një penallti 10 minuta para fundit, që të acarohej një stadium i tërë. Lojtarë, staf dhe tifozë dolën kundër vendimit të Kreshnik Cjapit. Fiks pasi Hoze Denison ekzekutoi penalltinë, situata u agravua.

Tifozët hodhën një mori shishesh me ujë në fushë. Por në këtë moment lojtarët dhe stafi ishin duke festuar avantazhin, trajneri i Flamurtarit shkon te pankina e miqve.

KARTONËT E KUQ Marcelo Troisi pretendon se autori i golit i provokoi dhe Bledi Baholli i shpjegon që nuk ishte ashtu. Aty për aty afrohet edhe Ermal Barushi, drejtori i bluve, që mundohet ta qetësojë brazilianin e vlonjatëve.

Por ky fundit si pa e kuptuar i afrohet dhe tenton ta godasë me kokë. Gjest që shikohet nga zyrtarët e ndeshjes dhe kryesori shkon fillimisht i tregon të kuqin Troisit dhe më pas Barushit. Në këtë çast ndëshkohet edhe Andi Ribaj (që nuk ishte në formacion) për protesta.

Kartonët sikur “ndezin” më keq të pranishmit në stadium, që vazhdojnë të hedhin bidonë. Sinan Idrizi kërkon nga tifozët që të qetësohen. Drejtori i klubit, Alfred Ferko, debaton me gjyqtarin e katërt Yzeiraj.

POLICIA NË FUSHË Shkoi si shkoi fundi i lojës dhe shtesa, gjithçka u mbyll me fitoren e kryeqytetasve. Në fund ata festuan duke u mbledhur së bashku në afërsi të portës, ndërsa te Flamurtari ka edhe lot. Policia ishte mobilizuar dhe vërshon në fushë. Nëndrejtori i Policisë së Vlorës, shefi i rendit dhe disa efektivë rrethojnë gjyqtarët e ndeshjes dhe i shoqërojnë drejt tunelit. Por as prania e tyre nuk i ndal shishet.

RRETHIMI I STADIUMIT Në momentin e përfundimit të ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i tifozëve rrethojnë stadiumin “Flamurtari”. Në kor ata ofendojnë gjyqtarin Kreshnik Cjapi. Në këto momente në hollin dëgjohet administratori Sinan Idrizi, që telefonon presidentin e FSHFsë Armand Duka: “Nuk e kuptoj çfarë është kjo situatë, çfarë janë këta gjyqtarë. Do ta zgjidhni ju apo të shihemi në gjyq”. Policia nga ana tjetër vazhdon “luftën” me tifozët në ambientet e jashtme të stadiumit, për të shpërndarë turmën e revoltuar. Vetëm pas 20 minutash protesta, tifozët janë shpërndarë.

DEBATI ME VËZHGUESIN Sinan Idrizi ka një debat edhe me vëzhguesin, të cilit me videon e penalltisë në telefon i thotë: “Zotëri a mund të ma shpengosh mua këtë gjë. Zotëri ju pse talleni me mua? Të lutem ti pse më prish investimin tim, ta kam borxh unë ty?”. Arjan Mali i përgjigjet: “Nuk ta ka prishur asnjeri. Këto do të shënohen të gjitha në procesverbal”. E megjithatë, nuk e ka lënë me kaq i pari i Flamurtarit: Keni të drejtë, bravo ju qoftë, vazhdoni. Luani me nervat e njerëzve, luani me qytetin, luani me investimin tim. Si të investojë unë këtu ore. Është tallje, me tallje”.

“NGUJIMI” I DINAMOS” Pas këtij momenti, Sinan Idrizi kërkon që të largohen të gjithë personat që ishin në holl dhe të dilte skuadra e Dinamos nga dhomat e zhveshjes.

“Ju lutem, i lini të dalin. Jam unë këtu, nuk do t’i prek asnjë me dorë”, u ka thënë administratori përfaqësuesve të klubit të Dinamos. Autobusi mbërrin te dera e stadiumit për të marrë lojtarët, të cilët dalin nga impianti rreth orës 19:30 të shoqëruar nga policia.

Idrizi kërkon që të dalin edhe gjyqtarët, ndërsa i drejtohet vëzhguesit: “Nxirri dhe ata çunat se do t’i çoj unë te makina…”. Arjan Mali sidoqoftë kërkon policinë. Pas 20 minutash, kur mbërrin policia dhe nëndrejtori i saj, gjyqtarët dalin nga stadiumi. Ata shoqërohen nga Idrizi deri te dera e makinës së tyre, madje administratori i drejton edhe automjetin që të kthehet, ndërsa kërkon që të mos i prekë dhe ofendojë asgjë.

PANORAMASPORT.AL

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.