Welcome to Vlora

Vlorë/ Toureg-u aksidenton gruan, ikën me shpejtësi dhe përplaset me një makinë tjetër

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugen Transballakanike në Vlorë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë  është plagosur një person i cili është dërguar ne spital  me urgjencë në gjendje te rendë.

Drejtuesi i mjetit Tuaregut , pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident ka aksidentuar një grua. Gruaja fatmirësisht ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore.

Mësohet se  është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.