Mbi 80% e padive për divorc në Vlorë janë kryer nga gratë. Në pjesën më të madhe shkaku kryesor është dhuna. Kjo evidentohet edhe nga numri i lartë i urdhër mbrojtjeve nga viti në vit.
Avokatja Elona Shaqiraj thotë se shkaqet e divorceve mbeten të shumta, por zbatimi i urdhrave të mbrojtjes mbetet ende një sfidë.
“Urdhrat e mbrojtjes kanë nevojë për ndërhyrjen e shtetit, Policia e Shtetit dhe i plotfuqishmi i zonës në mënyrë që të mos depozitohen vetëm në zyrat e përmbarimit shtetëror. Ka plot urdhra mbrojtje që përsëriten në kohë për shkak të dhunës së vazhdueshme,” – u shpreh ajo.
Për psikologen Oliana Manaj zgjidhja martesave jo domosdoshmërisht duhet parë si një fenomen negativ pasi shpesh kjo zgjidhje është një shenjë ndërgjegjësimi për të mos bashkëjetuar me dhunën apo me një marrëdhënie të pashëndetshme.
Që prej vitit 2019, funksionojnë edhe zyra këshillimore për burrat dhunues.
Sipas shifrave zyrtare mesatarisht tre kërkesa për divorc paraqiten çdo ditë pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë. Duke u bazuar te të dhënat zyrtare të INSTAT numri i rritur i divorceve shkon paralelisht me uljen e numrit të martesave.
Shto koment