Welcome to Vlora

Degradon pallati i sportit në Vlorë, rënia e tavanit rrezikon sportistët

Pallati i Sportit në Vlorë po degradon nga dita në ditë, pasi fasadat, muret por dhe tavani i tij janë duke u shkatërruar, duke u bërë të rrezikshme për jetën e sportistëve. Institucionet lokale thonë se rikonstruksioni i pallatit të sportit ka kosto të madhe, ndërsa degradimi i kësaj godine ka larguar qytetarët nga ndjekja e ndeshjeve sportive.

Fasada e jashtme është amortizuar krejtësisht, ndërsa pjesa e tavanit brenda pallatit të sportit është duke rënë, aq sa përbën rrezik për sportistët e lojërave me dorë, të cilët stërviten dhe luajnë çdo ditë në këto ambiente.

Për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit është premtuar disa herë nga qeveria dhe pushteti lokal, por fjalët i ka marrë era. Syri televizion kërkoi nga bashkia e vlorës dhe klubi shumësportësh në këtë qytet, një prononcim, por askush nuk pranoi të flasë. Jashtë kamerave institucionet lokale thonë se rikonstruksioni i pallatit të sportit kap një kosto prej 1 milionë euro, shifër e madhe kjo dhe e papërballueshme.

Ndërkohë, degradimi i pallatit të sportit, duket se ka larguar edhe tifozët. Qytetart e Vlorës shprehen se kanë frikë të futet në ambientet e brendshme të këtij pallati për të ndjekur ndeshje sportive.

Në mungesë të fondeve për rikonstruksion, kjo shtëpi e lojërave me dorë në Vlorë, duket se do të shkojë drejt shkatërrimit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.