Welcome to Vlora

Bëni dush së bashku për të kursyer energji. Propozimi i ministres ngjall polemika!

“Fikeni kompjuterin kur nuk keni nevojë, fikni dritat, ose bëni dush së bashku”, këto janë fjalët që ka thënë ministrja zviceriane e Mjedisit, 62-vjeçarja Simonetta Sommaruga, në fillim të muajit, gjatë një interviste për gazetën “20 Minuten”, duke shpjeguar se cilat mund të jenë masat që do të marrë qeveria në muajt në vijim për të ulur konsumin me 15% në mënyrë që të shmanget racionimi i energjisë.

Në fakt, nuk është hera e parë që një ide e tillë lind në Zvicër, në fakt në vitin 1985, siç raportohet nga Times, Zyra Federale e Energjisë botoi një broshurë që propozonte dushe të kombinuara për të kursyer dhe sloganin “Më pak humbje dhe dyfishi i kënaqësisë”. Por kësaj radhe propozimi nuk u prit shumë mirë, sidomos nga disa shoqata feministe.

Géraldine Savary, redaktore e revistës “Femina”, ka akuzuar qeverinë, se do të administrojë edhe jetën private të qytetarëve deri në detajet më banale, dhe ka sugjeruar përmes një editoriali, se zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur në mënyrë që të mos e ndezin përsëri ngrohësin për t’u ngrohur, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkoji në zyrë krah për krah, pasi të kenë lënë makinën, motoçikletën dhe biçikletën elektrike në garazh.

Zvicra nuk blen gaz direkt nga Moska, por nga shtete të tjera evropiane, si Gjermania, të cilat i marrin furnizimet nga Rusia dhe që vetë kanë mungesë të furnizimeve. Vështirësitë shtohen nga kapaciteti i kufizuar i Zvicrës për të ruajtur gazin, i cili përbën 12% të energjisë së vendit dhe përdoret kryesisht për ngrohjen e shtëpive.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.