Welcome to Vlora

Rama për “Der Spiegel”: Nuk ndaloj dot të rinjtë të ikin, pensionistët gjermanë të vijnë për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit

Në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, kryeministri Edi Rama pranon se nuk mund të ndalojë ikjen e të rinjve, por ndërkohë fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë buzë detit shqiptarë.

Pjesë nga intervista


DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?

Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë.

Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.