Welcome to Vlora

‘Çfarë ka ky që ulërin’, Rama përplaset me deputetin demokrat

Kryeministri Edi Rama përsëriti në kuvend vendimin për të shitur me çmim tregu energjinë për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kwh, kjo pasi sipas Ramës 96 për qind e popullsisë harxhon më pak se 800 kwh.

Ndërhyrjet nga vendi të deputetit demokrat Helidon Bushati kanë sjellë reagimin e kryeministrit.

“Pse bërtet ky, pse ulërin mo. Injoranca nuk është argument”, – i është kthyer Rama, Bushatit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mbi 90 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kwh ndaj deri në këtë fashë nuk do të ketë rritje të çmimit. Ai nënvizoi se për ata që konsumojnë mbi këtë fashë do aplikohet çmimi i tregut, prej 42 lekë për kwh.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.