Welcome to Vlora

Nis largimi i përfaqësuesve të ambasadës së Iranit në Tiranë

Një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin ka nisur largimi i përfaqësuesve të ambasadës së Iranit në Tiranë.

Shqipëria ndërpreu dje marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ka zbuloi se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në korrik, u krye nga ky shtet.

Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama, i cili tha se stafi i ambsadës iraniane duhet të largohet brenda 24 orësh.

Kjo është masa ekstreme ndaj Iranit, ndërsa më herët disa diplomatë të tij ishin shpallur non grata.

Marrëdhënia e vendit tonë me Iranin u përkeqësua qysh nga ardhja e muxhahedinëve, pjesë e opozitës së këtij vendi, për strehim në Manzë.

Një konferencë ndërkombëtare e opozitës iraniane në vendin tonë, e parashikuar për t’u zhvilluar në vendin tonë në fund të korrikut, u anulua pas informacioneve sulme të rrezikshme nga qeveria e Iranit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.