Welcome to Vlora

Botërori 2030, Ukraina kandidate si shtet pritës

Për të organizuar Botërorin 2030, edhe pse do akoma shumë kohë për t’u zhvilluar, “The Times” bën të ditur se në garë nuk do jenë vetëm Portugalia dhe Spanja, por si shtet-pritës po mendohet edhe Ukraina.

Situata, lufta dhe sulmet ruse në tokën ukrainase ka bërë që, futbolli të nevojitet më shumë se kurrë për të shpërndarë mesazhe paqeje. Ajo qe shton dhe më shumë mundësinë që diçka e tillë është se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Europë.

Botërori i ardhshëm do të zhvillohet këtë fundviti në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 është caktuar të organizohet nga 3 shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.