Welcome to Vlora

Flamurtari fiton kampionatin e boksit/ Nuk munguan incidentet, tre skuadra braktisën garën

Vlora u bë kryeqendra e boksit për 3 ditë. Në 7-9 tetor u zhvillua kampionati kombëtar i boksit për të rritur ku janë përcaktuar edhe fituesit e këtij kompeticioni.

Flamurtari si skuadër u shpall kampione e këtij kampionati duke lënë pas Vllazninë dhe Apoloninë në vendin e tretë. Boksieri më i mirë u shpall Krenar Zeneli i flamurtarit, ndërsa ai më teknik u shpall, ani Haxhillari, edhe ky pjesë e skuadrës vlonjate.

Megjithatë ky kampionat nuk shkoi pa incidente. Në ditën e dytë pati një përplasje mes boksierëve të Tiranës e Teutës me gjyqtares, gjë që solli edhe braktisjen e kampionatit pikërisht nga Tirana, Teuta dhe Studenti në ditën e fundit.

Një veprim ky që u konsideruar skandaloz nga presidenti i Federatës së Boksit,Florend Kalivopuli, trajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni dhe ai i Flamurtarit Gëzim Zeneli.

Për shkak të braktisjes së kampionatit nga këto skuadra, në shumë ndeshje finale të ditës së fundit, fituesi u shpall pa u ndeshur në ring. Gjithsesi në fund rezultoi se Flamurtari fitoi kampionatin me 8 medalje të arta të fituara nga boksierët e tij

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.