Welcome to Vlora

Boshatisja e plazheve nga çmimet, Rama: Do të jetë një mësim për bizneset, vetes ia bëjnë

Çmimet e kripura në jug të vendit po bëjnë që plazhet të boshatisen.

I pyetur në lidhje me këtë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse është e vërtetë, ky do të jetë një mësim për bizneset që abuzojnë me çmimet ndërsa ndodhen në një treg shumë konkurrues, ku kanë afër Turqinë, Greqinë, Malin e Zi e Kroacinë.

Rama gjithashtu u shpreh se qeveria e tij ka ndryshuar për mirë kartëvizitën e Shqipërisë.

“Nëse ka një problem me çmimet e larta është për tu parë dhe analizuar në fund, jo tani. Nëse dikush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri, dëm vetes së vetë I bën.

Nëse në fund do të kemi këtë konstatim, do të jetë një mësim shumë I mirë, në treg konkurrues, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet. Po qe kështu, ky do të bëhet një mësim i madh. Mos harrojmë se ku ndodhemi.

Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut. Meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend me të gjitha magjitë e veta, hajde t’u biem me top çmimeve.

Investimet e qeverisë kanë ndryshuar kartëvizitën e vendit. Në Lungomare nuk kishe ku kaloje se kishte jashtëqitje delesh, dhe në anën tjetër ndërtime pa leje, sot është ndryshe”, tha Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.