Vëllai i Bajram Qendro ,25 vjeçari nga Vlora i cili është larguar nga banesa që në datën 5 korrik, ka kërkuar ndihëm e News24 dhe BalkanWeb për të bërë thirrje ndaj institucioneve për gjetjen sa më parë të tij.
Duke fol për gazetarin Enrik Mehmeti, ai shprehet se prej 10 ditësh ata nuk kanë asnjë kontakt më të, ndërsa ditën e sotme nëna e tij ka bërë një denoncim në polici për ngjarjen.
Brixhildo Qendro shprehet se i vëllai herën e fundit është parë në orën 9 paradite të 5 korrikut, ndërsa më pas nuk ka mundur të ketë asnjë kontakt me të.
Sipas tij, Bajrami nuk ka pasur konflikte, por tregon se dy ditë pasi vëllai ishte larguar nga shtëpia, e kishte kërkuar një person me një “Benz” ngjyrë gri. Sipas tij, ky person e kishte kërkuar 25-vjeçarin për 2 ditë me radhë.
Shto koment