Welcome to Vlora

Baba Mondi merr titullin “Qytetar Nderi” në Vlorë, mesazh shqiptarëve: Mos e lini këtë vend të bekuar

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i është dorëzuar titulli Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm figura të ndryshme të jetës publike. Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi falenderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm, teksa përcolli edhe mesazhe për të gjithë të rinjt, të rejat dhe familjarët që po largohen nga vendi.

“Faleminderit për këtë ceremoni, për këtë ditë të shenjtë për mua, si një nga figurat kryesore të njerëzimit. Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falenderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë.

Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen.

Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar” tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.