Welcome to Vlora

Vlorë/Vajza e gënjen të dashurin se është në punë, del në klubet e natës me djalin e pronarit të hotelit

Në një lidhje direkte me emisionin Aldo Morning Shoë në Tv Klan, ka qenë gazetari nga Vlora, Albi i cili ndau me publikun një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në Vlorë. Bëhet fjalë për një tradhti, ku një vajzë gënjente të dashurin e saj se do punonte turnin e tretë, ndërkohë që dilte me djalin e pronarit të hotelit ku punonte nëpër klube nate.

AlbiNjë vajzë e cila punonte si ndihmës kuzhiniere në një restorant, hotel që ishte 24 orë i hapur, kishte vendosur të punonte gjithmonë turni i dytë sepse ashtu i interesonte asaj dhe pas pune shkonte e merrte i dashuri. Por ajo e kishte si zakon kohët e fundit një herë në 3-4 ditë i thoshte të dashurit, shiko se unë do punoj me dy turne, i dyti dhe i treti. Ajo punonte vetëm i dyti dhe pjesën tjetër të kohës e kalonte me djalin e pronarit nëpër kulbe nate. E kishte atë, donte që një herë në 3-4 ditë të argëtohej mo Aldo.

Aldo: Lodhej shumë ndoshta.

Albi: Po gjithë ajo punë, donte dhe ajo e shkreta të argëtohej.

Aldo: Mori vesh gjë ky?

Albi: Po ai i kishte kapur vetë një moment kur po zbriste nga makina e djalit të pronarit. I kishte bërë foto dhe i kishte thënë mos mu lodh shumë dhe normal që ishin ndarë.

Aldo: Pa sherre të mëdha?

Albi: Po, po pa sherre. /tvklan.al

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.