Po afrohemi drejt fundit të sezonit dhe fundit të aventurës së Armando Broja te Southamptoni, ku deri tani ka shënuar 6 gola në Preier League dhe 9 në total në gjitha kompeticionet.
Chelsea ende nuk e ka vendosur fatin e shqiptarit nëse do e shesë përfundimisht apo do i jap një shans të tregojë veten në ekipin e parë të “Bluve”.
Duket se Napoli e ka seriozisht për sulmuesin shqiptar të Chelsea i cili është huazuar te Southampton dhe është duke bërë mjaft mirë. Për momentin ende nuk kanë nisur negociatat, por është duke u monitoruar për merkaton e verës.
Shumëçka do të varët me të ardhmen e Chelsea dhe strategjive që do të ndjeki klubi londinez. Armando Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Victor Osimhen, i cili pritet të largohet në vendin e sezonit.
Napoli pritet të arkëtojë të paktën 80 milionë euro nga shitja e Osmihen dhe ndaj mund të bindë Chelsean me ofertë shumë të mirë për shqiptarin që mund të jetë te 30-40 milionë euro.
Për Brojën, ka pasur interesime dhe nga klubi tjetër gjigant i Serisë A, Milani, që e ka po ashtu në listën e merkatos verore sulmuesin shqiptar.
Shto koment