Kreu i qeverisë nga Durrësi u shpreh se në 63 bizneset më të mëdha të rajonit, po afrohen 1 500 vende pune të lira. Ai ka shtuar se në Durrës po ashtu janë të lira edhe 600 vende pune që janë në dispozicion për ata që po kërkojnë një punës. Mes të tjerash kryeministri shtoi se sot kemi 13 mijë të punësuar më shumë nga një vit më parë.
“Janë 13 mijë të punësuar më shumë se në marsin e vitit 2021. Ky është fakt. Dhe në 4 mujorin e parë të këtij viti, kemi një pagë mesatare të rritur me 8%.” tha Rama.
Për Ramën, sërish vlen shprehja që punë ka por nuk ka profesionistë, pasi sipas tij bizneset po përballen cdo ditë e më shumë me këtë fenomen.
“Në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës mësohet se janë edhe 600 vende të tjera të lira, për të gjithë ata që kërkojnë punë. Thamë që punë ka po nuk ka profesionistë. Por kjo është ajo që ndeshet në cdo derë kompanie dhe kjo thellohet. Duhet një kualifikim më i lartë i punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar” tha Rama.
Shto koment