1. Nga djegja e 600 ton naftë të rëndë në ditë krijohet një zonë me reze 5 km e pabanueshme për arsye të emetimit të gazrave helmuese shumëfish të normave të standartit të BEsë, dhe keqësim të jetesës në një reze deri 50 km.
2. Nga ftohja e motorve me ujë deti dhe shkarkimet e ujit të nxehur rriten temperaturat në det me 14.5 grade celcjus.
3. Turizmi nga Plazhi i vjetër deri në Zvernec del jashtë funksionit
4. Dëmtohet rëndë fauna dhe flora tek Laguna e Nartës, si dhe do largohen zogjtë shtegtarë
5. Prodhimet bujqësore, sidomos perimet gjethore qe kultivohen ne fshatrat përreth do jenë të pa konsumueshme.
6. Vaji i ullirit në do marri aromën e naftës dhe do bjerë cilësia
7. Do të rriten ndjeshëm në Vlorë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare dhe do rritet predispozicioni për sëmundje të pashërueshme.
8. Imazhi i Vlorës si qytet turistik do të zëvendësoht me imazhin e një qyteti nafte.
9. Kosto për funksionimin e TECeve me naftë të rëndë ardhur nga Bangladeshi, prej 700 milion EUR është disa herë më e madhe se instalimi i të njëjtit kapacitet nga burime të energjisë së rinovueshme.
10.Pranimi i këtyre TECeve është fillimi i instalimit të një industrie nafte, me TECe të tjerë, terminale, depozita etj, qe ndryshon përfundimisht AND të Gjirit të Vlorës në një gji nafte.
11. Keto TECe do rrisin 13 % emetimet e CO2 ne atmosfere, nderkohe qe Shqiperia ka detyrim nga Konferenca e Parisit per reduktim 11.5% te CO2 deri në vitin 2030.
Shto koment