Welcome to Vlora

Atentati, pas 24 orëve reagon policia: Autori qëlloi mbi mjet, por shënjestra nuk ishte brenda

Policia e Shtetit ka reaguar 24 orë pas atentatit të regjistruar në Durrës, duke sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia thekson se u qëllua njëherë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Në momentin e të shtënës me armë, nuk ka pasur asnjë person brenda.

“Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Akil Nerjaku është personi që i shpëtoi atentatit është person me precedentë penal, por gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë konflikte të hapura.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.