Welcome to Vlora

Yuri Kim viziton termocentralet lundruese në Vlorë: Do të sigurojnë energji për 200 mijë familje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka vizituar sot termocentralet lundruese në Vlorë, të cilat do të prodhojnë energji elektrike.

Diplomatja amerikane tha se SHBA duan që të sigurohen që vendet aleate të NATO, si Shqipëria, të mos vuajnë nga mungesa e energjisë me të cilën po përballet bota.

“Një nga gjërat që kanë qenë duke folur këto dy muajt e fundit ka qenë sfida e energjisë me të cilën po përballet bota. Ne duhet të sigurohemi që vende aleate të NATO, si Shqipëria, të mund të diversifikojnë prodhimet e energjsië për të qenë më të sigurta, më të begata dhe më  të pavarura. Jemi me fat se që kur kemi filluar të flasim për energjinë, hapat që ishin hedhur asaj kohe ishin shumë të rëndësishëm. Jam me ministren, nuk duken të bukura, por rëndësi ka që funksionojnë. Nëse kjo funksionon si duhet të prodhojnë të paktën 114 megavat. Kjo mund të përmbushë 12-15 % nevojat për energji në vend. Në terma mesatarë do të thotë 150-200 mijë shtëpi. Shqipëria do të ketë energjinë elketrike për të cilën ka nevojë në këto kohë të vështira”, u shpreh Yuri Kim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.