Welcome to Vlora

Vodhën 800,000 mijë euro në 40 shtëpi, arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë që kishin vjedhur rreth 800,000 euro sende me vlerë duke grabitur shtëpitë në Madrid dhe Valencia.

Sipas policisë spanjolle, 7 persona me origjinë shqiptare janë vënë në pranga, përgjegjës për grabitjen e 40 shtëpive. Organizata e kishte bazën e saj të operacioneve në Gandia, ndërsa anëtarët ktheheshin shpesh në Shqipëri si dhe ndryshonin emrin për të mos rënë në gjurmët e autoriteteve.

Në total, operacioni ka çuar në arrestimin e shtatë anëtarëve të grupit dhe sekuestrimin e bizhuterive, parave, produkteve të teknologjisë dhe materiale të përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Operacioni për çmontimin e kësaj bande filloi marsin e kaluar, kur një sërë grabitjesh u kryen në shtëpitë në provincën e Salamanca. Garda Civile filloi hetimet me dyshimin se autorët mund të ishin të njëjtët që kishin kryer grabitje të tjera të ngjashme në provincat Valladolid, Leon, Palencia, La Rioja, Navarra dhe Zaragoza.

Disa anëtarë të grupit nuk banonin në Spanjë, por përdornin aeroportin e Lisbonës për hyrje-daljet e tyre nga Spanja në Shqipëri, vendin e origjinës. Kreu i grupit të grabitësve e ndryshonte shpesh emrin duke vështirësuar rënien në gjurmët e autoriteteve, njoftoi prokuroria spanjolle.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.