Welcome to Vlora

Vlorë : Historia e instrumentistit Vladimir Leka, që jeton në mjerim: Nuk kam pasur kurrë punë

Vëmendja e shtetit ndaj artit dhe artistëve nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur. Vladimir Leka nga Vlora është një instrumentist, që jeton në mjerim ekonomik, pasi arti që ai bën kurrë nuk është vlerësuar nga institucionet e kulturës.

Vladimir Leka, një instrumentist që luan prej 20 vjetësh në fyell, por tingujt e instrumentit që ai luan, mund të përshkruajnë dhe kushtet ekonomike të familjes së tij.

Talenti dhe pasioni i tij për këtë instrument, nuk janë shpërblyer as në sukses e famë e as në para. Ndonëse Vladimir Leka është ngjitur shpesh në skena teatrosh e koncerte folkloristike, ai kurrë nuk përfituar para nga luajtja në fyell.

44-vjeçari jeton në Vlorë, në një banesë me qira. Ai është baba i tre fëmijëve, ndërsa bashkëshortja është e vetmja që siguron 25 mijë lekë të ardhura mujore, me të cilën pesë anëtarë të familjes sigurojnë jetesën. Ndonëse e do Shqipërinë, Vladimir Leka është braktisur nga institucionet e kulturës në Vlorë. Shpresën nuk e ka humbur, ndaj Vladimir Leka ka një apel.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.