DVP Vlorë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin R. R., 55 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A. Z., 21 vjeç, banues ne lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një televizor, në banesën e shtetases L. Z.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. C., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka duke ndërtuar në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shto koment