Welcome to Vlora

VIDEO/ U arrestua se ndërtoi pa leje një kotec pulash, e moshuara endet gjykatave të Vlorës

Disa ditë më parë, mediat gumëzhinin nga një lajm skandaloz i një të moshuare 82 vjeç, e cila u shoqërua me forcë në komisariatin e policisë, pasi u konstatua se, në shtëpinë ku ajo banon në Nartë të Vlorës, kishte bërë një ndërtim pa leje në oborr.

Ngjarja në fjalë është regjistruar më saktë në 14 shtator të këtij viti, ku pas një konflikti si pasojë e ndërtimit pa lejen përkatëse të një koteci pulash, e moshuara Lefkotheia Karasa, u kallëzua në polici.

Kjo e fundit u angazhua maksimalisht, a thua se kishim të bënim me një kriminel ‘race’ dhe jo vetëm që e shoqëroi në polici, por edhe e trajtoi si mos më keq.

Të njëjtën vuajtje duket se 82-vjeçarja Lefkotheia Karasa  po e kalon sërish, teksa sot ajo është paraqitur përballë togave të zeza për të marrë dënimin.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.