Welcome to Vlora

Kontrolle nga FNSH edhe për Ervis Martinaj? Ja çfarë thotë policia e Vlorës për të shumëkërkuarin

Kontrollet e FNSH në Vlorë mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj.  

Kontrollet e FNSH në Vlorë mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj.

Policia e Vlorës është pyetur sot në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se a kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Policia sqaron se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se kanë ngritur skuadra hetimi.

E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.

Pyetje: Ka indicie policia që Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë?

Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren.’- tha Kryekomisari Gentian Berberi:

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur. Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalëve e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt.

Një burim i tha Report Tv që antikrimi bën lëvizjet e tij për llogari të hetimeve për Martinajn. Konflikti më i fundit mes të dyve  ishte pas deklarimeve të Nuredin Dumanit se Martinaj dha porosi të vriste Doklen për një shifër të çmendur, 500 mijë euro, 100 mijë prej të cilave i mori si paradhënie, por që krimi nuk u krye dot. Dokle para së të shoqërohej në polici të shtunën e 8 tetorit, disa ditë më parë ishte pyetur për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë ku viktima ishin kushëriri  i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Dokle e përjashtoi veten e tij nga përgjegjësia për ngjarjen.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se tu ndalonin nga policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në  Komisariatin e Fushë-Krujës. Pas deklarimeve mohuese për vrasjen e trefishtë ata u lanë të lirë. Praktikisht, Fatjon Murati, në kërkim Tirana për arsenalin e gjetur në makinën e Kristian Gjinit në 13 korrik, shkoi vetë në duart e policisë fqinje që sipas drejtuesve të saj nuk ishte në dijeni që ai ishte në kërkim policor nga Tirana.

32-vjeçari do të qëndroj në burg  pa afat, pavarësisht pretendimeve të tij se nuk ka asnjë lidhje me armët. Policia gjeti gjurmë të gishtave të tij në njërën prej kutive të sekuestruara ku Gjini mbante armët në makinë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.