Welcome to Vlora

VIDEO/ Përfshihet nga flakët në ecje autoboti në autostradën Levan-Vlorë

Një autobot që transportonte çimento është përfshirë nga flakët në hyrje të autostradës Levan – Vlorë në afërsi të fshatit Qarr.

Sapo kanë konstatuar flakët në pjesën e gomave drejtuesit e autobotit kanë hapur krahun buzë autostradës. Pamjet tregojnë qartë djegien në pjesën e pasmë të kabinës, ndërsa për të shmangur djegien totale të autobotit.

Menjëherë është njoftuar reparti zjarrfikës i Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe punonjësit e policisë të cilët kanë evituar bllokimin e trafikut në autostradë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.