Welcome to Vlora

Nëna 23-vjeçare sjell në jetë vajzën e saj në një strehim në Kiev

Ndërsa bombat e Putinit ranë mbi Kievin, një mrekulli e vogël erdhi në jetë mes kaosit.

Një grua 23-vjeçare lindi një vajzë, në një strehë kundër bombardimeve në Kiev. Fotoja e foshnjës së porsalindur bëri xhiron e botës dhe dha shpresë në një moment të errët.

Sipas raportimeve të Daily Mail, policia ukrainase dëgjoi britmat e gruas, e ndihmoi atë të lindte dhe më pas thirri një ambulancë. Nëna dhe vajza u transportuan më pas në spital dhe gëzojnë shëndet të  plotë.

Vogëlushja e quajtur Mia lindi në orën 20:30 të së premtes së 25 shkurtit. Pas lindjes së vështirë, nëna ishte shumë e lumtur.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.