Welcome to Vlora

U shoqëruan me bujë, lirohen punonjësit e call center-it në Vlorë

Punonjësit e një subjekti thirrjesh telefonike, i njohur si call center, janë liruar nga Policia. Ata u shoqëruan me bujë pas një operacioni që nisi dje në tre qarqe, ku prezent kanë qenë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë nuk ka asnjë person të shoqëruar apo të arrestuar, në lidhje me operacionin e call centerave.

Dje, paralelisht me Vlorën u zhvilluan operacione edhe në qytetet e Elbasanit dhe Tiranës. Veç forcave të shumta të policisë shqiptare, në vendin tonë kanë ardhur dhe agjent nga Spanja, për shkak të numrit të lartë të mashtrimeve me thirrjet telefonike.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.