Welcome to Vlora

Ndjekje si në filma në Vlorë, i maskuar dhe duke lëvizur me “Porsche” pa targa, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale gjatë orëve të natës. Mësohet se Shqiponjat e qytetit bregdetar kanë ndjekur një 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.

Mësohet se 42-vjeçari i identifikuar si Hasan Hasanaj, banues në lagjen ‘Partizani’ Vlorë u arrestua rreth orës 01:50.

Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip “Porsche” ngjyre blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit të Shqiponjave për të ndaluar, por u largua me shpejtësi drejt lagjes “Isa Boletini”.

42-vjeçari  ishte i maskuar, ndalimi dhe prangosja e tij u bë në  një e rruge dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje.

Në momentin e prangosjes 42-vjeçari tha se ishte konfliktuar në një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit, ndërkohë gjatë teestit të kryer nga qarkullimi rrugor Hasanaj rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Ndër të tjera Policia konstatoi 42-vjeçari kishte hematoma në fytyrë. 42-vjeçari u  shoqërua për ndihmë  në spitalin rajonal Vlorë  ku dhe u shtrua për  analiza të mëtejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.