Welcome to Vlora

U përplas me zetorin, humb jetën 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në fshatin Bishqethëm të Lushjes.

Viktima me iniciale Q. Sh., po udhëtonte me motor kur u përplas me një zetor.

Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.