Welcome to Vlora

Sandër Lleshaj: Krimi i organizuar ka futur tentakulat në politikë, drejtësi dhe polici

Krimi i organizuar ka futur tentakulat në politikë, drejtësi dhe polici. I këtij mendimi është ish ministrit i brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë bisedës në studion e emisionit LOG.

I pyetur nga gazetari nëse kishte një shkrirje të krimit të organizuar me strukturat e policisë, ish ministri e sheh ndërhyrjen akoma më larg.

“Për sa kohë krimi organizohet, e bën për të siguruar akses në sistemin e drejtësisë dhe ligjzbatimit. Për këtë punë organizohet. Nëse flasim për organizim të krimit, duhet të kuptojmë që tentakula të këtij organizimi futen brenda strukturave të ndryshme të politikës, drejtësisë e ligjzbatimit, që është policia.

Ka një dozë të konsiderueshme të infiltrimit të krimit të organizuar në polici, por jo vetëm. Kudo që ai ka interes për t’u infiltruar.”-tha Lleshaj

Ish ministri nuk i fshehu kritikat ndaj politikës, që lidhjen me krimin sipas tij e bën për vota. Xhafo: cila është nevoja e politikës për të pasur një shkrirje me krimin? Për ta përdorur atë në fushata elektorale?

Lleshaj: Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, partitizmi është një virus që po e han shoqërinë. Nevoja e domosdoshme për të marrë vota në të gjitha rrugët e mundshme, ka sjellë që në krye të partive politike të ngjiten ata që kanë vetëm një vlerë, marrjen e votave.

Të marrin vota jo përmes reputacionit, por manipulacionit. Kjo nuk ndodh vetëm këtu. E pamë në Britaninë e madhe sesi mund të ngjiten në krye të një partie ët madhe  tradicionale, njerëz pa pikë kompetence profesionale.

Kjo është një ndër dramat e mëdha  të shoqërisë sonë dhe jo vetëm, që në krye ngjiten persona që kanë vetëm një kredencial: marifetin e mundësinë për të marrë vota. Kur një shoqëri është e gatshme të flirtojë me këta persona, futemi në një rreth vicioz. Zgjedhim njerëzit e gabuar dhe ata na çojnë akoma më thellë në të keqen tonë. Sigurisht që krimi e shfrytëzon këtë. E ka bërë dhe e shfrytëzon përditë. Po qe se vota kthehet në qëllimin final të partive politike, ne jemi në parapolitikë.”

U shpreh ish ministri i cili vëren një hendek të madh në mënyrën e funksionimit të partive shqiptare nga ato perëndimore.

“Nuk janë partitë si në Shqipëri, grupime interesi. Në Shqipëri mirë që nuk u themi banda. E shkruajnë në statut grupim interesi…kartele të caktuara. Jemi shumë larg ne sepse nuk kemi arritur të bëjmë atë ndarjen e madhe.“

Zanafillën e kësaj problematike , paraardhësi i Bledi Cucit në krye të rendit, e sheh që 30 vite më parë, kur studentët i shkuan në zyrë presidentit të fundit komunist.

“ Partia jonë e parë opozitare është krijuar me vendim të partisë së punës. Nuk i iknin ata, na jep fjalën shoku Ramiz, na duhet të shkojmë ta shpallim. Këtu e kemi gjenezën e kësaj zvarritjeje 30 vjeçare që akoma nuk kemi arritur të krijojmë identitetet politike të qarta”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.