Nuk mjafton vetëm një ditë për ta parë, sepse jo vetëm deti i smeraldë e tejet ftues ju mirëpret, por edhe fshatrat përreth të pasur me një histori të lashtë presin që t’i vizitoni.Vlora i ka rrënjët në lashtësi për shkak të pozitës së saj impresionuese gjeografike.
Vija e gjatë bregdetare dhe relievi i ngritur pas tyre ka qënë streha e qyteteve të hershme me popullsi shqiptare që, si kudo në Ballkan, kapërceu tallazet e luftrave për pushtet e toka në këtë pjesë të Mesdheut.
Gjurmët arkeologjike të fillesave të Aluonës (Vlorës së sotme) datojnë në periudhat e bronxit dhe hekurit duke dëshmuar një origjinë të hershme të vendbanimeve shqiptare, siç njihen në këtë bregdet Amantia, Kanina, Oriku e deri poshtë në Himarë.
Welcome To Vlora – Albania ju sugjeron këtë herë 4 vende të cilat duhet të vizitoni ndërsa kaloni pushimet tuaja në Vlorë.Shfletoni galerinë me foto për t’i zbuluar dhe jepni edhe ju sugjerimet tuaja në koment.
Shto koment