Welcome to Vlora

Tre vite pa të madhin Met!

3 vite pa të madhin Met! 3 vite mungesë në skenën e humorit vlonjat dhe atë shqiptar. 3 vite mungesë e batutës së tij, buzëqeshjes së tij, aktrimit brilant. I dashur Met, të kujtojmë jo vetëm nga vepra që le por në çdo tavolinë e bisedë ku flitet për homorin dhe njëriun e mirë siç ishe ti!

Kush ishte Muhamet Liko

Lika u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësht për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte.

Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë.

Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit ‘Petro Marko”. Lika duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.

Liko mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.