Welcome to Vlora

Tre raunde dështuan, Balla: Në raundin e katërt PS do të propozojë një kandidat për President

Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Edhe pse opozita i ka djegur tre mundësit për të propozuar emra, Balla shtoi se mazhoranca është e gatshme që të bisedojë me çdo deputetë të grupeve parlamentare.

Balla deklaroi se në raundin e katërt do të këtë një emër presidenti, që ka nisur nga një proces i gjatë, si dhe ka shtuar se janë identifikuar disa emra që i afrohen përmbushjes së kushteve.

“E para në raundin e 4 PS, do propozojnë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 mars.

Një forcë politike serioze, bën dhe një proces paraprak përzgjedhës. Përgjatë këtij ne kemi identifikuar dhe vijojmë të identifikojmë kandidatura potenciale që përmbushin disa prej pritshmërive që kanë qytetarët.

Ne duam që Presidenti apo presidentja në pesë vitet e ardhshme të jetë autoritet moral. Të mos jetë Presidenti PS por i gjithë shqiptarëve.

Kini pak durim e në ditët në vijim do të jemi në komunikim dhe më të shpeshtë për gjithë zhvillimet. Ne brenda forcës tonë kemi rregulla që do i respektojmë, do të bëjmë diskutim të gjerë e thelluar në kryesi, më pas në grupin parlamentar prej ku do të merret dhe mbështetja si e kërkon Kushtetuta me të paktën 20 firma mbështetëse.

Në këtë rast PS ka 74 mandate dhe ajo që është me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit. Dëshira jonë që kontributi në proces,”-u shpreh Balla.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.