Welcome to Vlora

Stuhi në Jon: Kapiteneria e Vlorës e ndalon daljen në det të peshkarexhave

Kapiteneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor për shkak të motit në përkeqësim

Në njoftim flitet për “situatë hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 19-22 nëntor 2022, duke filluar nga ora 12:00 e datës 19 nëntor, në drejtimin jug- juglindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft me 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.”

Si rrjedhim, është ndaluar dhënia e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.”

Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00,” thuhet në vazhdim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.