Welcome to Vlora

Shtatori nis me protesta, e para njoftohet më datë 1 dhe ka mbështetjen e opozitës

Shtatori është paralajmëruar nga opozita se do të jete “i nxehtë” dhe aksione të forta opozitare. Tubimi i parë është lajmëruar më datë 1 shtator dhe edhe përse nuk ka lidhje direkt me opozitën, pritet të bashkojë një numër të madh qytetarësh.

Organizimi ka nisur prej ditësh dhe nesër në orën 10.00 populli dibran do të protestojë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Grupe të mëdha njerëzish pritet të mblidhen në tre vende të ndryshme, te Ura e Lushës, Fushë Alie dhe në Peshkopi.

“Mospërfillja e vazhduar qeveritare e shqetësimeve ekzistenciale të mbi 30,000 dibranëve që preken drejtpërdrejtë nga projekti aktual do të sjellë edhe përshkallëzimin e protestës lokale. Njëkohësisht, do të pasohet me një veprimtari të koordinuar ligjore, si në gjykatat vendase, edhe në ato ndërkombëtare”, thotë “Aleanca për Dibrën”.

Por edhe pse nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me partitë opozitare, kjo nismë është mbështetur nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha. Pak ditë më parë ish-kryeministri ishte mes dibranëve dhe i bëri thirrje kompanisë amerikane “Bechtel” që të tërhiqej nga projekti sepse përmbyste 40 fshatra.

“I bëj thirrje kompanisë, i them se mbetem mirënjohës ndaj saj për Rrugën e Kombit por i kërkoj të tërhiqet nga projekti, ky është një projekt absolutisht çnjerëzor në rrafshin njerëzor, social, projekt antikombëtar, ndaj dhe mos u mashtroni nga Edi Rama”, u shpreh Berisha mes dibranëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.