Welcome to Vlora

Ilir Meta nuk përmbahet: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë lepurushit Edi Rama!

Në një konferencë për media, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal te përgjigja që ka opozita ndaj Edi Ramës.  

Ai tha se, opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb me kryeministrin.

“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.

Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do t’i nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij“, tha Meta.

Meta, njëlloj si kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha, ka kërkuar që për Ramën të bëhet një test droge.

Sipas kreut të PL-së, Kuvendi duhet të nisë verifikimet për shëndetin mendor për Edi Ramën, pasi ky i fundit është me kartelë psikike.

Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psikike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës”, tha Meta.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.