Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Radhimë të Vlorës.
Lënda eksplozive u vendos në lokalin “Odeon 2”, ndërsa 4 punonjës të objektit kanë qenë duke fjetur brenda, por nuk kanë pësuar lëndime. Pronari, i identifikuar si Sadrit Shabani është nga Elbasani dhe lokalin e kishte marrë me qera nga Gjik Novruzit.
Sadrit Shabani, ishte DJ në lokal Univers të fisit Çapaj dhe është kunati i Florenc Çelën. Në shkurt të 2022 Sadrit Shabani u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shto koment