Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare në Selenicë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.
Shto koment